Sport

Pësoi dëmtim të rëndë në ndeshje, ylli i Napolit përfundon me 40 qepje mbi sy

Lajm i mirë për Hirving Lozano, protagonist i një dëmtimi shumë të keq, pas përplasjes shumë të rrezikshme me portierin kundërshtar, Marvin Phillips, me rastin e ndeshjes midis Meksikës dhe Trinidad & Tobago në “Gold Cup”. Sulmuesi i Napolit la grumbullimin e kombëtares meksikane, pas rezultateve pozitive të ekzaminimeve neurologjike, si pasojë e traumës.

Pas një shtytjeje nga mbrojtësi kundërshtar, Lozano humbi ekuilibrin e tij dhe ra, duke u përplasur me gjurin e portierit kundërshtarit. Pas disa çastesh terrori, në të cilin ai qëndroi në tokë dhe dukej se kishte humbur vetëdijen, lojtari i Napolit u transportua jashtë fushe me një barelë.

Pas transportit në spital, 40 qepje iu vendosën në plagën mbi syrin e majtë. Ditët e fundit, 25-vjeçari ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve. Testet kanë përjashtuar ndërlikimet, me futbollistin që ka lënë spitalin dhe kombëtaren për t’u kthyer te familja e tij në Meksikë për disa ditë pushimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: