Sport

Punë e kryer! Adnan Januzaj firmos me ekipin që luan në Champions League

Tashmë është e kryer. Adnan Januzaj ka gjetur më në fund ekipin e ri. Sulmuesi me origjinë shqiptare do të ndërrojë skuadër, por jo kampionat.

27-vjeçari do të jetë pjesë e Sevijës, me të cilët do të firmosë për 4 vite. Januzaj mësohet se do të udhëtojë këtë mbrëmje drejt Sevijës, ku do të diskutojë edhe detajet e fundit të kontratës.

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës do të zhvillojë nesër vizitat mjekësore, pas së cilave do të hedhë edhe firmën në kontratë.

Me këtë lëvizje, Januzaj do të ketë mundësinë të luajë në kompeticionin më të lakmuar në Europë, në Champions League.

Januzaj u formua te moshat e Manchester United dhe dallohej për talentin e tij. Shqipëria bëri tentativa për ta futur në gjirin e saj, por pa sukses.

Madje ishin dhe tifozët e shumtë shqiptar që nisën një fushatë, ku u krijua këngë për të. Në fund Januzaj vendosi të përfaqësoj Belgjikën, për të cilën më të shumtën e ndeshjeve ka ngrohur stolin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close