Categories Sport

Stadiumi “Fadil Vokrri” pa mirëmbajtje…

Arsim Thaqi e ka vlerësuar vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta shtyrë ndeshjen mes Prish tinës dhe Dukagjinit si të paarsyeshëm, duke i kritikuar autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e stadiumit.

Sonte në emisionin “Favorit” – që transmetohet në T7 çdo të premte – janë të ftuar trajneri i njohur Arsim Thaqi dhe ish-futbollisti, që tani stërvit talente të futbollit, Emin Baliqi, shkruan Gazeta Express.Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që ta shtyjë ndeshjen mes Prishtinës dhe Dukagjinit, që ishte planifikuar të zhvillohet këtë fundjavë në “Fadil Vokrri, me qëllim për ta ruajtur fushën e stadiumit për ndeshjen e radhës së Kosovës.

“Mendoj se ky vendim ndikon në rrjedhën e kampionatit. Unë e kam dëgjuar një deklaratë se ndeshja në stadiumin e Prishtinës nuk mund të zhvillohet për shkak të ngarkesës që ka. Unë nuk mendoj se një ndeshje në javë është mbingarkesë, por mendoj se ky stadium nuk ka mirëmbajtje”, tha Thaqi në “Favorit”.

“Stadiumi i Prishtinës është bërë stadium jashtëzakonisht i mirë, stadium modern, cilësia e barit ka qenë e nivelit të lartë. Unë nuk jam kompetent për të folur se pse s’ka mirëmbajtje, por duhet një koordinim më i mirë i Federatës së Futbollit, Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Sportit”. “Ka ekspert të fushave edhe në Kosovë, të cilët e dinë se çfarë i duhet kësaj fushe dhe si duhet të mirëmbahet ajo. Federata i ka të gjitha mjetet, të gjitha kushtet ekzistojnë. Por, është faktori njeri që s’po funksionon në stadiumin e Prishtinës”.

“Një ndeshje në javë në një fushë që është bërë para dy vjetëve në Kosovë… të thuash se ka ngarkesë fusha, nuk është në gjendje të mirë… kjo nuk është deklaratë bash e logjikshme. Duhet të ketë njerëz që duhet të japin përgjegjësi. Duhet të ketë alternativë”. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës më 7 shtator, kundër Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME