fbpx
Sport

Stadiumi “San Siro” mund të shembet, nuk ka interes kulturor

Interi dhe Milani po negociojnë prej kohësh me bashkinë e Milanos, për të ndërtuar një stadium të ri dhe modern në të njëjtën hapësirë që është aktualisht mitiku “San Siro”. Fillimisht bashkia hodhi poshtë projektin që synonte shembjen e stadiumit aktual dhe për këtë klubet u detyruan të ndryshojnë e të paraqiten me një projekt të ri, që duket se ka gjetur edhe miratimin e të gjithë palëve të përfshira në këtë proces.

Ndërkohë ditën e djeshme ka ardhur edhe një përgjigje nga Agjencia Rajonale e Mbrojtjes Kulturore të Lombardisë, që në përgjigje të një shkrese të bashkisë së Milanos, ka deklaruar se stadiumi mund të rikualifikohet, ose edhe të shembet, pasi nuk është objekt i një rëndësie të veçantë.

Tani pritet vetëm miratimi final i Këshillit të Bashkisë së qytetit dhe firma mbi projektin e ri, për “t’u ndezur dritën jeshile” punimeve, që pritet të zgjasin deri në vitin 2024, kohë kur edhe drejtuesit e dy klubeve kanë planifikuar përurimin e stadiumit të ri. Ky impiant pritet të jetë nga më modernit në botë, me një kapacitet prej 60-65 mijë spektatorësh dhe shumë ambiente komerciale, si bare, restorante, muze e dyqane.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button