Sport

Tiago Mota, trajneri i ri i Bolonjës

Tiago Mota është zyrtarisht trajneri i ri i Bolonjës. Tekniku ka zënë vendin e lënë bosh nga Sinisa Mihajlovic dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin kuqeblu deri në 30 qershor të vitit 2024.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet nesër në orën 15:00 në sallën e shtypit të qendrës teknike “Niccolo Galli”.

Pas aventurës me Specian sezonin e kaluar, Tiago Mota rikthehet në pankinë, madje tekniku ka filluar menjëherë punë duke drejtuar seancën e sotme stërvitore të Bolonjës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close