fbpx
Sport

Tottenham turpërohet keq edhe në kampionat nga Brighton (Video)

Pas turpërimit në Champions League nga Bayerni, Tottenham ka vijuar momentin shumë negativ edhe në Premier League. Skuadra e Pochettinos është shkatërruar 3-0 nga Brighton në transfertë.

Ndeshja nisi në “malore” për skuadrën londineze që u gjend në disavantazh pas 3 minutash lojë pas një gabimi të Lloris. Portieri francez nuk ndali dot një krosim të Neal Maupay duke u dëmtuar rëndë dhe më pas la fushën me barrelë. Tottenham jo vetëm që nuk arriti që të reagonte, por pësoi edhe dy gola të tjerë. Aaron Connolly shënoi dy gola shumë të bukur në minutën e 32-të dhe 65-ën, duke i dhënë një goditje të rëndë Tottenhamit.

Tashmë pozicioni i argjentinasit Pochettino është më i rrezikuar se kurrë, teksa mund të mendohet për emërimin e Allegrit në krye të ekipit në këtë moment shumë delikat.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button