Emocionet e finales së madhe të Europianit Itali-Angli u përjetuan edhe në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, ku qindra tifozë shqiptarë dhe jo vetëm festuan gjatë orëve të mesnatës.
Në festë ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, që u shfaq në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, deputetes Blerina Gjylameti dhe ambasadores Yuri Kim.