Në këtë periudhë pushimesh e temperaturash të larta e gjithë vëmendja është tek lojrat olimpike dhe ngjarjet kryesore ndodhin kryesisht atje. Mes shume gjërash pikante një tjetër video po bën xhiron e globit.
Bëhet fjalë për sportin e atletikës dhe kërcimin së larti me shkop. Atleti amerikan bëhet gati të kërcejë në provën e tij, ndërkohë më sallë dëgjohet himni amerkan pasi po zhvillohej një ceremoni medaljesh.
Garat e atletikës zhvillohen në të njëjtin ambient kryesisht dhe paralelisht zhvillohen disa gara e ceremonira. Me të dëgjuar himnin, sportisti ndërpret garën në momentin e kërcimit për të respektuar himnin e vendit të tij.