fbpx
Sport

Vlorë/ Flamurtari zhvilloi një miqësore përballë Orikut (Foto/Video)

Flamurtari zhvilloi një miqësore përballë Orikut,e fituar nga këta të fundit me rezultat 0-1, të cilët ishin dukshëm më lart. Në pankinën e Flamurtarit u pa për herë të parë pas kaq kohësh braziliani Marcelo Troisi, ndërsa Oriku drejtohej nga tekniku Memushi.

Dy skuadra të cilat sapo kanë mbyllur karantinën,të rikthyera në fushën e blertë pas më tepër se dy muajsh. I gjithë takimi pati vetëm një gol,i shënuar nga Kongjoni pas një marrje të bukur të topit brenda zone, nuk fal përballë Moçkës dhe shënon me të majtën. Në minutën e 87′ ishte Caushaj i cili shpërdoroi një penallti duke e dërguar topin jashtë katërkëndëshit.

“Pjesa e parë nisi e qetë me dy raste të mira për kuqezinjtë, por gardiani i Orikut Muho shpëtoi portën nga pësimi i golit. Dy minuta përpara fundit të pjesës së parë Kongjoni kaloi në avantazh Orikun. Pjesa e dytë vijoi më e qetë me Flamurtarin që provoi lojtarët e akademisë, por asnjëri nuk la gjurmë në këtë takim. Në minutat e fundit një ndërhyrje e parregullt brenda zone dhe Oriku fitoi një 11 metërsh, të cilin mesfushori Caushaj nuk mundi ta shndërronte dot në gol. Rastet ishin të pakta megjithëse të dyja skuadrat e kërkuan golin gjatë gjithë 90 minutave.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button