Categories Sport

Zyrtare: Juventusit mund t’i hiqen nëntë pikë

Prokurori i FIGC ka kërkuar zyrtarisht heqjen e nëntë pikëve për Juventusit dhe suspendim për Andrea Agnelli, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini.

Gjyqi i dytë sportiv për parregullsitë financiare që është duke ju bërë Juventusit dhe disa klubeve në Serie A është duke u mbajtur në Romë sot. Këtë mëngjes, Prokurori i FIGC, Giuseppe Chine ka kërkuar heqjen e nëntë pikëve për Bardhezinjtë. Sipas Repubblica, suspendimi mund të jetë valid këtë sezon dhe, nëse shpallet fajtor, Juventusi mund ta apelojë vendimin në CONI, Collegio di Garanzia.

Juventus dhe 10 klube në Serie A ishin liruar nga akuzat e para në gjyqin sportiv për vlera të fryra të transfereve në prill më 2022. Megjithatë, një rast i ri është hapur për hetime kriminale në financat e Juventusit, që janë duke u kryer nga Prokurori i Torinos e cila gjë ka sjell prova të reja kundër Bardhezinjve dhe klubeve të tjera si: Sampdoria, Empoli, Genoa, Parma, Pisa, Pescara, Pro Vercelli dhe Novara.

Ky gjyq sportiv ka të bëjë me hetimin e vlera transferove, derisa hetimi për Gjyqin Sportiv është një rast tjetër që ka të bëjë me pagat që dyshohet që janë paguar nën tavolinë nga Bardhezinjtë gjatë pandemisë Covid. Prokurori, po ashtu ka kërkuar 16 muaj suspendim për ish Presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, 20 muajë dhe 10 ditë për Fabio Paratici dhe 10 muaj për Federico Cherubini dhe anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë ish presidentin Pavel Nedved.

Avokatët mbrojtës tani do të kenë fjalën kryesore nëse ky gjyq merr fund sot apo do të këtë një gjyq të dytë apo të tretë. Agnelli, Nedved dhe Juventus dhanë dorëheqje më 28 nëntor 2022 dhe bordi i ri i drejtorëve është emëruar këtë të mërkurë, ku pasues i Agnellit të Gianluca Ferrero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME