Categories Lajme

Stilisti 32 vjeçar shuhet nga vaksina AstraZeneca

Një stilist grek, është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, nga shoqja e ngushtë. Stilisti 32-vjeçar Nassos Katris, nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes për rreth 24 orë, e për këtë arsye, prindërit ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, gjithashtu stiliste, shkoi në shtëpinë e të riut, kur e gjeti atë të v dekur. Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire.

Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, ka nxjerrë.

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte. Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të mësonin më shumë për atë që i shkaktoi vdekjen papritur stilistit”, tha shoqja e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME