Categories Lajme

“Stina” e dashurisë/ Elektricisti lë gjithë fshatin pa drita për të takuar fshehurazi të dashurën e tij

Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij pasi çdo herë që donte të takonte fshehurazi të dashurën e tij ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditësh ata kuptuan se ishte elektricisti i fshatit ai që i ndërpriste dritat. Pas zbulimit të fajtorit, dyshohet se banorët e fshatit kanë rrahur elektricistin.

Pasi bashkëfshatarët kuptuan arsyen se pse elektricisti i linte pa drita ata detyruan dy të dashuruarit të martoheshin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME