Categories Lajme

‘Stockpiling’, britanikët shpenzojnë 4 miliardë stërlina për ushqime dhe ilaçe nga frika e Brexit

Quhet stockpiling, rezervë apo akumulim, ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe, ku qytetarët po derdhen nëpër dyqane, supermarkete dhe farmaci për të blerë dhe mbajtur stok mallra nga frika e largimit nga BE pa marrëveshje.

Sipas studimit, britanikët kanë shpenzuar rreth 4 miliardë stërlina për këto produkte.

Të dhënat e publikuara nga ‘The Guardian’, zbulojnë se sot ka rreth 800,000 njerëz të përfshirë në garën e akumulimit dhe se ata kanë shpenzuar më shumë se 1.000 stërlina per për kokë (me një shtesë krahasuar me shpenzimet e zakonshme prej 380 stërlina për person).

Ushqimet dhe ilaçet janë artikujt më të blerë. Tre nga katër të anketuarit kanë pranuar se kanë bërë “blerje të detyrueshme”. të përdorin blerje “të detyrueshme”. Nga personat e intervistuar, 34% thanë që kanë rezervuar ushqime shtesë, 50% ilaçe dhe 16 % pije.

Por përsa i përket ilaçeve, problemi pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të Evropës, duke pasur parasysh se ka rreth 45 milion pako ilaçesh që dërgohen nga Britania e Madhe në pjesën tjetër të bllokut të Bashkimit Europian.

Kompanitë farmaceutike paralajmërojnë gjithashtu se disa ilaçe mund të mos kenë autorizimet e nevojshme për të vazhduar të importohen nga Britania e Madhe.

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij, “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME