Categories Lajme

Stop/ “Një kg sheqer, kripë të zezë, hudhra e zhivë”, Dëshira i bën dëshirat realitet

Në Tiranë në zonën e Astirit, zonja e quajtur Dëshira, t’i bën dëshirat realitet. Qytetari kërkon letrat italiane, por Dëshira ia bën pak të vështirë, pasi i thotë se ka magji, ndaj nuk i ecin gjërat. Situata e tij e komplikuar do të zgjidhet me sheqer, kripë të zezë, hudhra e zhiva.

Qytetari: Si je?

Fallxhore Dëshira: Si je ti? Vetëm je?

Qytetari: Si kalove? Vetëm!

Fallxhore Dëshira: Hajd! Si e ka emrin nusja Axxx?

Qytetari: S’kam nuse unë.

Fallxhore Dëshira: Ke prish kurorë ti, motra?

Qytetari: Po, njëherë!

Fallxhore Dëshira: Eh prishje kurore këtu ti…

Qytetari: Nga e gjete?

Fallxhore Dëshira: Ma thotë Zoti këtu, është Zoti këtu zemër. Ke vështirë prej dokumentit. Ça e ke këtë dokument, që të bën merak?

Qytetari: Letrat italiane, letrat italiane!

Fallxhore Dëshira: Do dalin!

Qytetari: Do dalin thua?

Fallxhore Dëshira: Do dalin, po! I dysh të ka ra këtu. Të them 2 muaj, s’e di.., të them 2 javë s’e di, po brenda dyshit them, që ka për të dalë. Faktikisht ty të hapen gjërat e jetës. Për shembull të shkojnë deri në një farë vendi, të shkojnë te zeroja. A je tu ndi? Domethënë kjo është magjia, të ka ra gjashta. Para 8 vitesh, dyshoj, se ke magji zemra. M’u feju shpejt e shpejt, me u martu shpejt e shpejt, po nuk të lë magjia, që të ecësh përpara.

Qytetari: Po nga e kam këtë magjinë unë?

Fallxhore Dëshira: Magjinë do ta tregoj Zoti. Nuk hy në gjynaf me asnjë gjë, se këtu je direkt me Zotin. Nana do të bëj derman me lutjet e Zotit, dhe do të mësoj unë, se ça do bësh diçka edhe ka me t’i shfaq i madhi Zot e Jezu Krishti. Atëhere, ti ke me më ble mu, nji kilogram sheqer, nji kilogram kripë të zezë, dy kokrra hudhra dhe dy zhiva! Ke me m’i ble, ke me i mbajt në shpi edhe ke me ardh ditën e hënë këtu! Kam me të bo unë ty ato shenjat e dermanit dhe ke për ta marrë, pastaj do t’i jap prapë, t’i përdorësh te shpia!

Fallxhore Dëshira: Tani unë do të ndihmoj prapë!

Qytetari: Ta sjellë nanjë ditë unë këtu atë (Dashnoren) se…

Fallxhore Dëshira: Sille ti atë, po!

Qytetari: Ta, t’ia lidhësh çikë burrin asaj!

Fallxhore Dëshira: Patjetër, po të vijë këtu!

Qytetari: Ajo më tha, thuaj t’i thyej nanjë krah, nanjë këmbë, të rrijë, të ma ketë nevojën këtu në shpi!

Fallxhore Dëshira: Po, po, po! Hajde mirardhsh!

Qytetari: Ok! Shumë faleminderit!

Fallxhore Dëshira: Suksese!

Qytetari: Të lë një kshu unë, e kur të vij të hënën, të…

Fallxhore Dëshira: Mos e vrit mendjen. Hajde të ndihmoftë Zoti, më bëj derman!

Ndërsa në Babrru është Arifi, ai, që po të morri në dorë, i thua lamtumirë problemeve të jetës, duke të nxjerrë edhe fatin e vonuar.

Qytetarja: Si jeni?

Arifi: Mirë! Si jeni?

Qytetarja: Si je ti?

Arifi: Si ke qenë?

Qytetarja: Mirë!

Qytetarja: Ta them hallin?

Arifi: Për hallin ka flas unë.

Qytetarja: Halli, po s’po më del fati.

Arifi: Po s’më the kurrë, se je katundar, je fshatare, je maloke… Emri jot.

Qytetarja: Exxxx!

Arifi: Elon. Emri i nënës?

Qytetarja: Hatixhe!

Arifi: Ça shkolle ke?

Qytetarja: Shkollën e lartë!

Arifi: (Lutet për disa çaste) Do ta kryej detyrën!

Qytetarja: Ok! Veç diçka du me të thënë! Tani, nuk është se s’më ka dalë fati…

Arifi: Do ta kryej detyrën! Mirupafshim!

Qytetarja: Faleminderit!/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME