Categories Showbiz

Stresi dhe Kejsi i japin fund lidhjes së tyre, ja ku i keni provat

Marrëdhënien e Stresit me Keisin mund ta përshkruajmë si një telenovelë të bukur, me ndarje, zënka, pajtime e ribashkime. Prej kohësh ata kanë qëndruar kryefjala e mediave dhe romanca e tyre ka qenë më e komentuara, një romancë të cilën janë përpjekur shumë ta mbajnë gjallë edhe përtej largësisë.

Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin.

Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur në rastin e Stresit dhe Keisit. Kjo e fundit ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon për veten dhe familjen e saj në të ardhmen Kanadanë, vendin ku është rritur.

Gjithashtu, duket se Stresi nuk e ‘sakrifikon’ karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja, ndaj e ardhmja e tyre e përbashkët duket e pamundur.

Stresi vazhdon të punojë për këngë të reja në Shqipëri, ndërsa Keisi vazhdon normalisht jetesën e saj në Kanada. Madje, ditën e djeshme ajo festoi 25 vjetorin e lindjes, por s’na zuri syri gjëkund ndonjë urim publik për të nga Stresi. Në një kontroll në profilet e tyre në Instagram vumë re se ata nuk ndiqen më, ndaj kjo mund të jetë një ndarje përfundimtare. Megjithatë, çifti do ta thotë vetë fjalën e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME