Categories Showbiz

Stresi i del në mbrojtje Teas, sùlmòn ‘Përputhen’: Emisione fallco

Reperi i njohur, Stresi i ka dalë në mbrojtje Teas së ‘Përputhen’, pasi kjo e fundit akuzoi autoren e emisionit, Olsa Muhametit, duke thënë se e ka detyruar bashkë me Andin të vazhdojnë emisionin, për shkak të bizneseve të saj dhe interesave që kishte.

Përmes një postimi në Instagram, ai e konsideron trishtues bombardimin e shqiptarëve ndaj Teas, pasi kanë shumë problem të tjera si Covid-19, përmbytjet, dritat dhe ujin.

Reagimi i plotë i Stresit:

Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !
Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin. Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë ! Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërta e realitetit !! Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.
Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendime, grushta e shqelma !
– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?! Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!
Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë. Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përjashta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME