Categories Showbiz

Studenten e ngatërrojnë me Jennifer Lopez: Të gjithë më thërrasin J-Lo

“Ndoshta nuk dinë as emrin tim të vërtetë” Një studente ruse shprehet se fansat e Jennifer Lopez e ndalojnë në rrugë pasi ngjan shumë me divën e muzikës pop. Mirëpo mes të dyjave ka një diferencë të madhe në moshë, pasi Natalia Mirskikh është vetëm 19 vjeç. Ndërkohë, J-Lo në Korrik të këtij viti mbushi 50 vjeçe.

“Nuk është shumë e bukur që njerëzit të të ngatërrojnë për një 50-vjeçare kur unë akoma nuk kam mbushur 20. Por është J-Lo, e cila nuk duket fare për moshën që ka, kështu që i marr si komplimente”, ka rrëfyer studentja e cila banon në Cheliabinsk.

Natalia ka treguar se ka qenë 14 vjeçe kur dikush i tha se i ngjan Jennifer Lopez-it. Mirëpo atëherë ajo as që nuk e kishte idenë se kush ishte këngëtarja me famë botërore. “Kur fillova të modeloja, grimierët m’i bënin stilet e flokëve dhe make up-in njësoj si ajo dhe unë nuk mund ta besoja sa ngjanim. Tani të gjithë njerëzit në qytetin tim më thërrasin J-Lo. Ndoshta nuk e dinë as emrin tim të vërtetë”, ka thënë ajo.

Ajo ka rrëfyer më tej se njerëzit postojnë foto me të. “Është njësoj si të jesh e famshme si Jennifer Lopez. Ëndrra ime është që ta takoj personalisht dhe të di mendimin e saj për pamjen time të jashtme”, ka rrëfyer Natalia./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME