Categories Lajme

Studentët e Fakultetit të Artit protestojnë para MASHT, ministri nuk i pret në takim

Studentët e Fakultetit të Arteve kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimi për ndarjen e bursave, pasi ky fakultet ka mbetur jashtë vendimit për të marrë bursa nga ministria. Studentët e këtij fakulteti përmes këngëve dhe një performance nga studentët e aktrimit kanë kërkuar që edhe për ta të ndahen bursa. Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata “Reforma” kanë kërkuar që ministria të shfuqizojnë vendimin për ndarjen e bursave. Të njëjtit kanë pasur kërkesë që të takohen me ministrin në detyrë të Arsimit Shyqiri Bytyqi, por që nuk janë pranuar në takim. Madje, studentët kanë deklaruar se janë gjuajtur me disa gjëra nga dritaret e kësaj ministrie.

Përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit të Arteve, Edison Bibaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat, derisa ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta deri në realizim të kërkesës së tyre. “I vetmi kompromis është që ky vendim të anulohet, përndryshe ministri deri në shkarkim do të ballafaqohet me studentët. Sot ishte protestë më shumë paralajmëruese që në ditët në vijim gjithmonë mund të ketë masa deri më radikale. Ky vendim është i papranueshëm, mos të na maltretojë ministri, është e pakontestueshme. Konkretisht është vendimi i marrë për konkursin e bursave nga Ministria e Arsimit, e cila ka përgjysmuar dhe ka bërë ndasi ndaj studentëve bursistë të cilët e arrijnë notën mesatare ashtu siç e përcakton Ministria e Arsimit. Për ne është shumë e papranueshme dhe ne këtë gjë po e kundërshtojmë, nuk jemi kundër kritereve, të cilat i vendos Ministria e Arsimit, thjesht jemi kundër mos me pas gjithëpërfshirës”, tha ai.

Bibaj ka thënë se ata janë refuzuar nga ministri i Arsimit për të mbajtur një takim. “Siç e patë edhe vet, i kemi edhe fotografitë dhe fotot e materialit që ra, dritarja është hapur e objektit të Ministrisë dhe pasi që nuk pranuan as kabineti i ministrit as ministri me dal me na pranuar në takim ata filluan edhe të na sulmojnë. Ne i bëmë ftesë ministrit që të na pranojë në takim. Mirëpo, gjëja më interesante ishte këshilltari i ministrit Shkodran Imeraj nëse nuk gaboj, ne si përfaqësues të studentëve e vërejtëm duke kërcyer me muzikë dhe aktivitetin tonë dhe duke i bërë thirrje policisë shtini brenda se jashtë po bie shi. Kjo është e papranueshme, këta janë njerëz të pandërgjegjshëm, janë njerëz pa karakter, këta për neve nuk janë shqiptar”, tha ai.

Studenti Labeat Bytyçi, derisa mbante në duar një copë të bardhë, tha se me të janë sulmuar nga dritarja e Ministrisë së Arsimit. “Kjo është një diçka konkrete që ne i japim kulturë këtij vendi, ne i japim kulturë edhe ministrit, po një njeri si ky nuk e merr kulturën, një njeri si ky nuk donë me mësua. Ky mendon se këtë vend ia ka lënë baba e nëna e vet, jo-jo këtë vend na e udhëheqim, na jemi vetë shteti, ne bëjmë çka të duam, çka është e drejtë për këtë vend. Këqyre me çka po na gjuan, do të thotë ai po na sulmon neve, ne kemi ardhur vetëm për t’i lypur të drejtat tona”, tha ai.

Në mbështetje të studentëve të Fakultetit të Arteve kishin dalë edhe profesorët e këtij fakulteti. Profesori Jeton Ahmetaj tha se kanë dalë për të mbështetur një kauzë të drejtë të studentëve. ”Kemi dalë këtu në mbështetje të një kauze jashtëzakonisht të drejtë të studentëve tanë. Kemi marrë informatën se është marrë një vendim nga kjo ministri që t’iu ndërpriten bursat studentëve tanë, në mënyrë që t’iu jepet prioritet disa fakulteteve të tjera gjë që është diskriminuese në rend të parë, si dhe është fyese për fakultetin tonë, për studentët tanë. Prandaj, ne si profesorë dhe si Fakultet i Arteve i bëjmë apel edhe MASHT-it dhe ministrit, në mënyrë sa më të shpejtë ta ndryshojë këtë vendim diskriminues dhe t’i barazojë studentët tanë me pjesën tjetër të studentëve të fakulteteve të tjera”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME