Studentët e universitetit Ismail Qemali Vlorë kanë vijuar protestën ,tashmë në mbështetje të protestës së studentëve në kryeqytet. Në protestë një pjesë e studentëve,ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar të zgjedhin mësimin.
Një ditë më parë senati i universitetit i cilësoi të drejta pesë kërkesat që studentët i kishin parashtruar.
Kërkesat e studentëve:
- Të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
- Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
- Të ndalohet diskrimimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
- Të bëhet e mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7
- Krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.
Por pavarësisht plotësimit të pesë pikave të parashtruara,studentët e universitetit të Vlorës kanë vijuar protestat , tashmë në mbështetje të kauzës studentore,ndërsa kanë qëndruar para rektoratit. Studentët kanë vijuar me thirrjet për plotësimin e kërkesave që studentët e Tiranës i kanë parashtruar prej ditësh,ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë në protestë deri në plotësimin e kërkesave.