Categories Lajme

Studentët: Mos bëni diversion, pedagogët në krahun tonë

Me mijëra studentë janë sot në protestë. Të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Politeknikut kanë bojkotuar mësimin. Po kështu edhe studentë të Elbasanit, Korçës, Shkodrës e Durrësit janë në protestë.

Studentët protestues kanë deklaruar sot Ministria e Arsimit po gënjen, pasi universitetet nuk janë autonome.

‘Loja që po bën Ministria e Arsimit me autonominë e universitetit është një përpjekje për të kthyer studentet kundër pedagogëve. Edhe pse në fryme të ligjit ka autonomi, këtë autonomi e vdes ministria nëpërmjet akteve nenligjore që i shtrengon universitetet ti plotesojne (jane te detyruar ligjerisht).

Nga ana tjeter Bordet e Administrimit drejtohen me shumice votash nga Ministria e Arsimit qe ka edhe shumice vendimarrese. Ministria abuzon kur ngarkon me pergjegjesi rektoret dhe dekanet, porblemi eshte vetem dhe vetem tek qeveria”, thuhet në një deklaratë të studentëve.

Po kështu ata shprehen se aktualisht arsimi i larte ze vetem 0.46% te PBB ne buxhetin e shtetit. Duhet te behet 2%, keshtu jo vetem plotesohet angazhimi nepermjet strategjive, por edhe behet e mundur qe tarifat te behen 0 dhe ju te mos paguani asnje lek.

Së treti, shprehen studentët në vite nuk eshte rritur as nje lek fondi per bursa (per nevojtaret, ekselentet apo deget prioritare).

Ndër kërkesat e studentëve renditen: Biblioteka online qe asnjehere nuk u realizua.Fondi per konviktet që ndër vite nuk është bërë asnjë investim. Infrastruktura dhe laboratoret. Studentët nuk ka projekte për kërkimin shkencor, kjo i mban edhe pedagogët dhe studentet në vend ne lidhje me zhvillimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME