Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Studenti përmetar i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me 840 euro, 200 franga, 260 mijë lekë dhe dokumente e karta dhe nuk ka hezituar ta dorëzojë.
Akademia e Policisë, në një njoftik publik tha se: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.
Akademia njoftoi se i ka akorduar një certifikatë mirënjohjeje studentit, duke u bërë shembull për të tjerët.
