Categories Lajme

Studimi i ri: Efektet ansore të covid mund të shkaktojnë probleme neurologjike

Pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën nuk shkakton vetëm probleme në frymëmarrje, por edhe neurologjike. Një studim ka zbuluar mënyrën se si virusi mund të arrijë në trurin e njeriut pasi thithet përmes hundës dhe më pas mbetet në mukusin e saj. Kjo është prova e arë që tregon se koronavirusi mund të infektojë neuronet e trurit përmes rrugës mukozale. Një në tre pacientë raporton simptoma të tilla si humbja e nuhatjes ose shijes, dhimbje koke, lodhje, marramendje dhe të përziera.

Materiali gjenetik i koronavirusit ishte i pranishëm në sasitë më të mëdha në mukusin e zgavrës së hundës, por proteinat spike të SARS-CoV-2 – të cilat dalin nga virusi dhe kapen në receptorët njerëzorë për të infektuar qelizat – u gjetën gjithashtu në tru, shkruan Daily Mail. Dr Frank Heppner, bashkëautor i studimit nga Charité – Universitätsmedizin Berlin, thotë: “Sapo të hyjë në mukozën e nuhatjes, virusi duket se përdor lidhje neuroanatomike, siç është nervi nuhatës, për të arritur trurin.”

Shkencëtarët në Gjermani kryen autopsi në 33 pacientë që vdiqën nga Covid-19 dhe studiuan mukusin në pjesën e prapme të hundës mbi gojën ku fyti bashkohet me zgavrën e hundës si dhe mostrat e indeve të trurit. “Të dhënat tona sugjerojnë që virusi lëviz nga njëra qelizë nervore në një tjetër, në mënyrë që të arrijë trurin. Është e mundshme, megjithatë, që virusi të transportohet edhe përmes enëve të gjakut, pasi prova e virusit u gjet gjithashtu në muret e enëve të gjakut në tru”, shpjegon Dr Helena Radbruch, një nga akademikët që ka punuar në studim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME