Categories Bota, Lajme

Stuhia e acartë në SHBA, temperaturat deri në minus 46 gradë


Një vorbull e ajrit nga Arktiku ka përfshirë Shtetet e Bashkuara duke zbritur temperaturat në atë masë, sa autoritetet paralajmërojnë ngrirjen e shpejtë të njerëzve nëse qëndrojnë në ambient të jashtëm.

Midwest është rajoni më i goditur përderisa temperaturat zbritën në minus 18 gradë në Çikago, minus 21 në Detroid dhe minus 29 gradë në Mineapolis. Videot lokale treguan lumin e Çikagos dhe liqenin e Miçiganit të mbushur me copa akulli.

Shpërthimi brutal i njohur si vorbull polare është një rrymë e ajrit të ftohtë që rrotullohet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut, por rryma e të cilit është ndërprerë dhe tani po shkon në jug në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët paralajmërojnë banorët e Çikagos, të mësuar me dimrat e ftohtë, të presin një ngrirje jashtëzakonisht të thellë dhe të rrezikshme.

“Kjo ndoshta mund të jetë histori,” tha Ricky Castro, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Romeoville, Illinois.

Jim Hayes, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmëroi se ngrirja ishte e mundur brenda 10 minutash në ftohje intensive.

Shumë qytete kanë hapur strehimore ngrohëse. Qeveritë rajonale mbyllën qindra shkolla dhe linjat ajrore anuluan më shumë se 2,000 fluturime, sipas faqes së fluturimit Flightaware. Disa autobusë u shndërruan në strehimore të ngrohjes për t’u mundësuar të pastrehëve të mos qëndrojnë në rrugët e Çikagos.

Një temperaturë e ulët prej minus 23 gradë celsius ishte parashikuar në Çikago dhe qytete tjera të mërkurën. Por, me erërat gjatë pasdites, temperaturat mund të arrijnë deri në minus 46 gradë celsius, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

“Këto (kushte) vërtetë janë një rrezik për shëndetin publik dhe kemi nevojë për ta trajtuar në mënyrë të përshtatshme”, tha kryetari i Çikagos, Rahm Emanuel.

Guvernatorët në Illinois, Uisconsin dhe Miçigan, deklaruan gjendje emergjente.

Të paktën katër viktima u shënuan nga moti i acartë, duke përfshirë edhe një person që u godit nga një rrëzim bore në zonën e Çikagos, dhe një njeri që u gjet i ngrirë për vdekje në një garazh./rel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME