Categories Lajme

Subvencionet për fermerët, Krifca: Kush mbjell një hektar grurë, merr 300 mijë lekë

Ministrja e Bujqësisës, Frida Krifca ka bërë me dije se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u or vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion.

Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar.

Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME