Categories Lajme

Sula demaskon qeverinë: Vidhni nga mëngjesi në darkë, çmimi i naftës më i ulët nga ai që tha Ahmetaj

Deputeti demokrat Dashnor Sula e ka akuzuar qeverinë si gënjeshtare. Duke paraqitur fakte në Kuvend, Sula tha se zëvendsës kryeministri Arben Ahmetaj gënjeu për çmimin e gallonit të naftës. Sula tha se çmimi i naftës i verifikuar nga ai është 3.85 dollarë për gallon nzë Amerikë dhe jo 6 dollar sa tha Ahmetaj.

Sula: Si qytetar ndihem shumë i trishtuar me sjelljen arrogante të kësaj qeverie. Absolutisht nuk ndjehem i irrituar apo i trishtuar me deputetët e mazhorancës që janë këtu poshtë, por me këta këtu mbrapa (duke ju referuar ministrave dhe kryeministrit) ndihmën i irrituar sepse jeni për të ardhur keq. në vend që sot këtu mos dinit ku të futnit kokën poshtë tavolinave me atë që ka ndodhur, me valën e dytë të cunamit të arrestimeve për mega aferën, për vjedhjen e shekullit që është bërë në Shqipëri me 20 të arrestuar dhe pritet vala e tretë që do arrijë deri lart ju dilni këtu dhe trumbetoni. Sjellja juaj është e turpshme.

Si qeveri jeni qeveri grabitëse dhe do ta argumentoj. Jeni qeveri që të rreni në mes në ditës. Doli këtu zëvendës kryeministri dhe tha është 6 dollarë galloni i naftës në Amerikë. Sapo e verifikuam është 3.85 dollarë për naftën dhe 3.75 për benzinën. Ju të rreni sy për sy.

Për të vjedhur po e po që ditë e natë nuk pushoni por edhe për të gënjyer, as nuk skuqeni dhe as nuk zverdheni. Hani si miu jo si ariu, po ju nuk ju del as ariu dhe as elefanti më. Ju keni humbur realitetin, dhe nëse ne nuk do të bëjmë të pamundurën që ti vëmë një fre qeverisë, nuk do të ketë më njerëz se dhe ne që jemi do të ikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME