Nëna Sulltaneshë ka rënë në shtrat e sémurë, nga réndesa në shpirt që i dha tràdhtia e Ibrahimit me Nigarin ,]dhe fakti që ajo pret një fëmijë nga ai. Ajo nuk kishte mundësi as t’i thoshte të birit, dhe tashmë lëngon në shtrat e sémurë, e paràlizuar. Sidoqoftë, drejtimi i haremit duhet të vazhdojë. Sulejmani dëshiron të mos e prishë rregullin, ndaj dhe vendos që pozicionin që ka patur nëna tij, tashmë ta marrë Mahidevrani. Kjo do e çméndë Hyrremin por pavarësisht insistimeve të saj, Sulejmani është i vendosur.
Në zyrën e tij do vijë Iskender Pashai. Ai ka sjellë një letër për Sulltanin, në të cilën shkruhet një deklaratë që ka mbajtur Ibrahimi para disa pushtetarëve të huaj, në të cilën është shprehur se është Ibrahimi ai që vendos për çdo gjë në shtetin Turk dhe nuk ka nevojë të marrë asnjë aprovim nga Sulltan Sulejmani. Pushtetarët e huaj, ai i ka pritur në sarajet e tij, në të cilën ka krijuar një fron dhe dy statuja luanësh në anët e tij. Para Iskenderit, Sulltani thotë se kjo është një e drejtë që ai vetë ia ka dhënë Ibrahimit për të folur para të huajve, por më pas thërret vetë Ibrahimin dhe diskuton ashpër për këtë çështje, duke e quajtur ‘tràdhti’.

Për Ibrahimin çështjet nuk mbarojnë me kaq. Pasi kthehet nga një luftë në të cilën ishte prezent për një kohë të gjatë, ai shikon në sarajet e Sulltanit që Nigari ende nuk është larguar që aty, ashtu siç ai i kishte thënë. Ato takohen në zyrën e tij, dhe Nigar i tregon barkun e fryrë me fëmijën në të, që i përket Ibrahimit. Ai nuk di si të reagojë dhe e humbet toruan. Megjithatë, vendosin që t’i gjejnë një zgjidhje, larg sarajeve.
Sakaq, Gylshah ka mbetur e harruar nga Mahidevrani. Çfarëdo që bën, nuk arrin dot t’i hyjë në sy. Gyl aga i tregon se Hyrremi është ndryshe nga Mahidevrani dhe se nuk i lë në baltë besnikët e saj. Gylshah vendos të bëhet njëri i Hyrremit dhe shkon pranë dhomës së saj, por réfuzohet. Duke u endur nëpër harem, ajo vendos të ndjékë Nigarin. Kjo e fundit në ato momente po flet ende me Ibrahimin, dhe Gylshah dëgjon dhe kupton çdo gjë që ka ndodhur mes atyre të dyve.

