Categories Showbiz

Sulejmani i Madhërishëm/ Nëna Sulltaneshë i shpëton jetën Hyrremit

Ajbige dhe zotëri Bali ndodhen në anije, rrugës për Kríme. Ato bisedojnë dashurinë e tyre të pafat dhe kohën në të cilën jetojnë, duke qenë thuajse të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre. Në dritare, ato vërejnë që po u afrohet një anije tjetër, më e vogël, e ardhur nga sarajet. Të çuditur présin një shpjegim logjik për ardhjen, por personat e dërguar nuk kanë asnjë informacion më shumë përveçse duhet t’i dërgojnë në sarajet e Sulltan Sulejmanit.

Ky i fundit, ndodhet në shtratin e dhomës së tij, tërësisht pa ndjenja dhe reaguar ndaj asnjë lloj veprimi të mjekut. Rreth kokës së tij ndodhet e gjithë familja, përveç Hyrremit e cila ende nuk e ka mësuar se çfarë i ka ngjarë atij. Ajo e mëson gjendjen e Sulejmanit dhe me zemër në dorë shkon pranë tij. Hyrremi, nëna Sulltaneshë, Mahidevrani, Ibrahimi dhe Mustafa kthejnë në mendjen e tyre gjithë kujtimet që kanë me Sulltanin, dhe lotojnë me lòt të sinqertë.

Përveç Mahidevranit; ajo fillon të mendojë menjëherë për postet. E veçuar me Mustafanë në një dhomë, ajo fillon t’i flasë të birit për fronin kryesor që i përket atij. Mustafasë nuk i besohet që nëna tij mendon dhe flet të tilla gjëra teksa Sulejmani është ende gjallë. Ai i thotë të frenojë mendimet pasi sytë i janë mbuluar me dëshirë për hàkmarrje. Sado që Mahidevran premton se do marrë hàk ndaj Hyrremit dhe fëmijëve të saj, Mustafa ia thekson mirë në mendje që ai jep edhe jetën për vëllezërit dhe motrën e tij.

Sakaq, nëna Sulltaneshë do i shpëtojë jetën Hyrremit. Kjo e fundit, duke qëndruar në këmbë në ballkonin e tarracës së Sulejmanit, përhumbet dhe nga lodhja është buzë vdékjes pasi rrezikon të bjerë. Nëna i kërkon të pushojë, të jetë në këmbë të paktën për fëmijët e saj, dhe Hyrrem ia vë veshin. Më pas, Nëna shkon pranë dhomës së Mahidevranit për t’i qëndruar edhe asaj pranë, por, përtej derës, bëhet dëshmitare e ambícies së Mahidevranit. Ajo e dëgjon teksa Mahidevran i thotë Gylshahut se tashmë ajo do drejtojë haremin, dhe nuk do e vërë në listë as Hyrremin, as Nënën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME