Është shoqëruar në polici djali i ish-ministrit Lefter Koka. Arbi Koka akuzohet se është autori i sulmit me armë që u bë ndaj kryetarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishit.
Sulmi me armë ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, teksa policia raportoi se ishte qëlluar drejt një automjeti që qëndronte i parkuar. Pas hetimeve rezultoi se makina tip “Volswagen” ishte në emër të 29-vjeçarit me inicialet I.B., por që përdorej nga Dyrmishi.
29-vjeçari është shoferi i Drejtorit të Hekurushave. Vetë Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me personin e tij. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit.