Categories Lajme

Sulmohet me thikë një prift në Francë

Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë, kanë thënë zyrtarët të dielën.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në llogarinë e tij në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i qytetit të Nicës, Christian Estrosi, ka thënë se sulmuesi ka qenë jostabil mendërisht, nuk ka pasur histori të kriminalitetit dhe ka blerë thikën disa ditë më herët.

Mediat lokale kanë thënë se sulmuesi është 31-vjeçar dhe nuk ka dyshime për lidhje terroriste.

Ligjvënësi lokal, Eric Ciotti ka thënë se edhe një murgeshë është plagosur në krah, teksa ia ka marrë thikën sulmuesit./REL/ 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do të dorëzojë letrat kredenciale te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat në një lokal të Athinës, plagoset fëmija shqiptar

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimonas në…

LEXO ME SHUME