Categories Lajme

Superjahti i oligarkut rus shitet në ankand për 75 mln dollarë/ Iu sekuestrua pas sanksioneve të Perëndimit

Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus, Dmitry Pumpyansky, është shitur në një ankand në Gjibraltar Kjo është shitja e parë e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. mHowe Robinson Partners, që mbikëqyri ankandin, tha më 23 gusht se ka pasur 63 oferta për blerjen e superjahtit prej 72.5 metrash, “Axioma”, që ishte sekuestruar nga Pumpyansky.

Pumpyansky është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Ologarkut iu sekuestrua jahti pas vendosjes së sanksioneve nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Oferta fituese dhe emri i pronarit të ri nuk është bërë publik.

Detajet për shitjet do të bëhen publike pas dy javësh Jahti “Axioma” u sekuestrua nga Qeveria e Gjibraltarit pas pretendimeve ligjore nga banka investuese amerikane, JP Morgan, që tha se kompania e Pumpyanskyt, Pyrene Investments, i kishte borxh bankës më shumë se 20 milionë dollarë.

JP Morgan më pas i kërkoi gjykatave të Gjibraltarit që të sekuestrojë dhe më pas të shesë jahtin, duke argumentuar se Pumpyansky ishte subjekt i sanksioneve. nPumpyansky ka qenë pronar dhe drejtor i prodhuesit të gypave të çelikut, OAO TMK, prodhuesit më të madh në botë.

Po ashtu, kjo kompani është furnizuesi kryesor i kompanisë shtetërore të energjisë ruse, Gazprom. Ai u largua nga drejtimi i kompanisë pas sanksioneve të vendosura në mars. SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Shtetet perëndimore kanë sekuestruar prona, superjahte dhe avionë të miliarderëve rusë që kanë lidhje me Putinin./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME