Categories Sport

Sylvinho dhe ndihmësit e tij, tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë.

Të premten më datë 26 janar, Sylvinho dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta. Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Këto takime vlerësohet se janë mjaft të rëndësishme për teknikun kuqezi që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe të diskutojë me ta. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri me dije se “trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët, teksa në vijim Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij do të programojnë takime të tjera me futbollistët kuqezi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME