Categories Lajme

Tabaku: Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë, as kafen nuk e paguan dot. Qeveria ka dështuar të garantojë një jetë dinjitoze për të moshuarit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sot shqetësimin për situatën e pensionistëve në Shqipëri, duke e cilësuar skemën aktuale të pensioneve si “piramidale” dhe të dështuar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se Tetori është muaji i pensionistëve, por për 750 mijë qytetarë që jetojnë me pensione të ulëta, ky muaj nuk sjell asnjë përmirësim real.

“Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni — numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se rritja simbolike e pensioneve me vetëm 500 lekë në muaj, ose 15 lekë në ditë, është një tallje me dinjitetin e të moshuarve:

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë? As kafen e ditës nuk e paguan dot.”

Deputetja demokrate shtoi se, ndonëse qeveria e justifikon këtë me indeksimin sipas inflacionit, realiteti është se çmimet e shportës ushqimore janë rritur deri në 30%, duke lënë pensionistët në mëshirën e varfërisë.

“Sa herë që ka nevojë për votën e tyre, qeveria u jep një bonus. Por sa herë që duhet t’u rritë pensionet, dështon,” deklaroi Tabaku.

Ajo paralajmëroi se kjo situatë po e çon Shqipërinë drejt një krize demografike të thellë, ku popullsia plaket dhe të rinjtë largohen, ndërsa shteti dështojnë të garantojë siguri ekonomike për brezat në moshë të tretë.

Në fund të mesazhit të saj, Tabaku kërkoi ndryshimin e modelit ekonomik dhe të sistemit të pensioneve:

“Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Këtë model ekonomik duhet ta ndryshojmë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME