Categories Lajme

Tabaku del blof, ja plani vendor i lejes së ndërtimit që mori kur ishte nënkryetare e bashkisë

Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nxitoi mbrëmjen e djeshme kur u shfajësua për lejen e ndërtimit që kishte marrë në vitin 2014, duke thënë se asokohe ishte deputete dhe jo nënkryetare bashkie, e për pasojë nuk ka konflikt interesi.

Por, provat tregojnë krejt të kundërtën. Vërtet Tabaku në vitin 2014 ishte deputete e PD, kur u emetua leja për ndërtimin e një pallati me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, por procedurat për marrjen e saj kanë filluar shumë më herët, pikërisht në kohën kur ajo ishte nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht, Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.

Vërtet Jorida Tabaku ka qenë kandidate në atë kohë për deputete, por dorëheqja e saj ka ardhur shumë më vonë. Ajo është zëvendësuar nga Enno Bozdo në 31 shtator të 2013-s. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo nuk ka qenë në konflikt interesi për të kandiduar si deputete pasi posti i nënkryetarit të Bashkisë është me emërim. Për pasojë, ajo ka vijuar ta ushtrojë edhe detyrën si nënkryetare deri në shtator 2013.

Një muaj para largimit nga Bashkia pasi do bënte betimin si deputete, është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor, që një vit më pas do e shpërblente me ndërtimin e një pallati. Ashtu si edhe në rastin e Bashës, është një praktikë që bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit.


l.q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME