Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se do të flasë të shtunën në orën 11:30. Ndonëse pritej që sot ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda siç edhe u shpreh mbrëmjen e së enjtes, duket se Tahiri ka dashur më shumë kohë për t’u përgatitur para publikut kureshtar. “Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkruan Tahiri.
Categories
Politike