Categories Lajme

Takimi me Metën/ Rudina Hajdari: Sheshuam çështjet e nxehta

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, foli në emisionin “45 Minuta” për takimin me Metën. Ajo tha se marrëdhëniet me presidentin Meta janë të sheshuara, dhe se i kanë lënë pas hatërmbetjet mes palëve. Hajdari konfirmoi se tashmë nuk ka më konflikte, por vetëm mirëkuptim. “Marrëdhëniet me presidentin janë të sheshuara, kanë qenë të nxehta, por kemi biseduar dhe janë sheshuar dhe nuk ka konflikte, por vetëm mirëkuptim. Kemi diskutuar edhe për Komisionin Hetimor në Parlament dhe i kemi pasur biseda miqësore dhe besoj se do të vijojnë.

Mendoj nuk duhet paragjykuar (Komisioni Hetimor) si proces, e para e kam thënë që në fillim, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe një qeveri arrogante…nëse është shkelur apo jo Kushtetuta,…qeveria e shkel çdo ditë me ligjet që sjell dhe pretendon që të ketë një president që nuk e shkel Kushtetutën.

Kjo tregon se nuk ka integritet dhe ka një pafytyrësi të paimagjinueshme. Me paketën “Anti-Shpifje” ishte një ditë e zezë, pasi nëse Rama ka një vit që merret me këtë paketë, ai ka pasur një ide në kokë prej dy-tre personave nga bota e medias që e kanë mërzitur. Dhe më pas ka arritur mënyrën për të bërë një ligj që të….Zgjohet në mëngjes dhe thotë çfarë më mërzit mua….thërret deputetë dhe hajde bëjmë një projektligj”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME