Categories Lajme

Taksa e pronës, sa do të paguhet në disa qytete

Ndryshon taksa për ndërtesat dhe bizneset që nga ky fillimit. Formula rrit çmimin për zonat e preferuara, ndërsa pagesa do të jetë mujore. Si llogaritet dhe kategoritë që përjashtohen nga pagesa

Neritan Gjergo

Taksa e re e pronës ka nisur zyrtarisht zbatimin për të gjitha qytetet e vendit dhe në muajin shkurt qytetarët e bizneset do të paguajnë një vlerë tjetër nga ajo kanë paguar deri më sot. Në qytetin e Tiranës, kjo taksë do paguhet në faturën e ujit, ndërsa në qytetet e tjera është bërë një ndarje preferenciale sipas vendimeve që kanë marrë këshillat bashkiakë për destinacionin e pagesës së kësaj takse e cila do të jetë mujore. Ndërkohë, familjet që banojnë në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajnë 30 për qind taksë më pak sesa ata që jetojnë në pallatet e tjera. Qeveria, pasi dështoi me implementimin në muajin prill 2018, arriti ta zgjidhë këtë ngërç, edhe me këmbënguljen e Fondit Monetar Ndërkombëtar,për ta vënë në zbatim nga ky muaj e në vijim.

Pallatet ekzistuese

Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim. Diferencimi do të jetë vetëm për apartamentet e privatizuara para ’93, në rast se nuk është shitur apo blerë, pra, nuk është kryer asnjë transaksion. Gazeta boton të plota tabelat me vlerën e taksës, që do të paguhet për të gjitha qytetet e vendit, për të dyja kategoritë. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05% e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguajë në muaj 500 lekë, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Sa paguhet në rrethe

Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Çdo qytetar mund të bëjë llogaritjet me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3119 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë. Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 3375 lekë. Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizuan me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Në këtë rast, për familjen që jeton në Durrës, taksa vjetore do të jetë 2362 lekë në vit. Qyteti i Durrësit renditet i dyti pas Tiranës, që do të ketë vlerën më të lartë të taksës, kjo për shkak të çmimit të lartë fiskal që ka ky qytet. Në qytetin e Elbasanit, çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/ m2. Çmimi i shtëpisë, 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të jetë 2515 lekë në vit. Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal që është 53,100 lekë/m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93 është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

Gabimet në llogaritje

Aktet nënligjore po marrin parasysh zgjidhjen edhe për raste specike në lidhje me taksën e pronës, siç mund të jetë kur ndërtesës i ndryshohet qëllimi i përdorimit, apo kur renditet tek lista e përjashtimeve. Konkretisht, sipas diskutimit të drafteve aktuale, po mendohet se në rast se ka një gabim në përllogaritje, që ngihet si problematikë nga taksapaguesi, njësia vendore korrigjon të dhënat në Regjistër dhe kjo më pas reektohet edhe te shuma që duhet paguar. Nëse për vitin respektiv ka diferenca në plus ose në minus, atëherë ato reektohen në periudhat pasardhëse për t’u paguar nga taksapaguesi. Në rastet kur prona që duhet të taksohet hyn në grupin e atyre që përjashtohet nga detyrimi, pagesa bëhet deri në momentin qëështë marrë ky vendim, e njëjta gjë vlen edhe për rastet kur prona nga e përjashtuar, hyn në regjistër, si pronë që duhet taksuar.

Kur për një pronë ndryshon veprimtaria, për shembull, nga banesë kalon në përdorim zyre, diferenca e taksës reflektohet në momentin që ndryshimi bëhet në regjistrin e pronës. Pas kësaj bëhet një rillogaritje e vlerës së kësteve. Në qoftë se për shkak të ndryshimit të pronësisë, ndërtesa bëhet, nga objekt i përjashtuar nga taksa në objekt për të cilin aplikohet taksa, ajo do të llogaritet dhe do të paguhet nga çasti i ndryshimit të pronësisë apo destinacionit të përdorimit/shfrytëzimit të ndërtesës. E njëjta procedurë do të zbatohet kur ndodh e kundërta

Përjashtohen nga taksa

1) Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse.
2) Pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore.
3) Ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara.
4) Banesat sociale në pronësi të bashkive.
5) Pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.
6) Ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare në funksion të veprimtarisë së tyre.
7) Strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur “brand name”.
8) Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët.
9) Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Çmimet e referencës në qytetin e Tiranës

“Xhamlliku”, “Profarma”, Rr. Bardhyl, Rr.”Kongresi i Manastirit” 77. 000 lekë për m2.
“Porcelan”, “Kinostudio”, Rr. “Hoxha Tasim”, fshati “Linzë” 60.000 lekë për m2.
Kompleksi i spitaleve, SHIK, “Oxhaku”, Allias, Tufinë 70.000 lekë për m2.
Rr. “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Allias i Ri, “Myslym Keta” 60.000 lekë për m2.
Ish-Blloku, Libri Universitar 190. 000 lekë për m2.
Stadiumi “Selman Stermasi”, Liqeni Artificial 132. 000 lekë për m2.
Kopshti Botanik, Rr. “Komuna e Parisit”, Liqeni Artificial 107. 000 lekë për m2.
Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël 82. 000 lekë për m2.
Shkolla Teknologjike, “Kombinati”, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë 65. 000 lekë për m2.
Gjykata e Rrethit, ish-Ekspozita 72 000 lekë për m2.
Blloku gjatë rrugës “Zogu i Parë”, Rruga “Fortuzi” deri te “Mine Peze”, 130. 000 lekë për m2.
Stacioni i Trenit, Arkia e Përgjithshme, Hipoteka 100. 000 lekë për m2.
“Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, “Rr.Siri Kodra” 77 000 lekë për m2.
Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve 145.000 lekë për m2.
“Myslim Shyri”, “Drejtoria e Policisë”, Kisha Katolike 139.500 lekë për m2.
Ish-blloku i ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit 102. 000 lekë për m2.
“Ferluti”, ish-uzina “Tirana”, Shkolla e Partisë 87. 000 lekë për m2.
Laprakë, Drejtoria e Doganave, Bregu i Lumit, Fushë- Mëzes, 70. 000 lekë për m2.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME