Categories Lajme

Tamponi negativ, pacienti mbahet në spital, vëllai me zërin e dridhur: Nuk dimë asgjë për të

Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin se vëllai i tij po vijon të mbahet në spitalin COVID 2 prej tre ditësh, ndonëse tamponi për Covid-19 i ka dalë negativ. Duke folur për mikrofonin e ABC News, ai shprehet se i vëllai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe pas dyshimeve të mjekëve e kanë sjellë në Tiranë ku i është nënshtruar testit për koronavirus.

Ai shton se vetë mjekët e spitalit COVID 2 kanë thënë se pacienti nuk duhet të mbahet në spital Covid, pasi ka probleme me kokën dhe jo simptoma të Covid-19. Me zërin që i dridhet shprehet se i druhet faktit se i vëllai edhe mund të ketë ndërruar jetë pasi prej tre ditësh nuk ka asnjë lajm nga gjendja e tij shëndetësore.

“Vëllai im pre tre ditësh. Erdhëm nga Lezha. Erdhëm tek Infektivi. Kishte dyshime për Covid. Tamponi doli negativ. Një doktoreshe që takuam dje tha nuk e dimë pse na e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Ai ka probleme në kokë.

Por këtu nuk është për atë punë, Nuk e di pse e mbajnë te Covidi. Nuk dimë asnjë të dhënë për vëllain. As e kam parë vëllain. Jemi në pavijon për Covid, por nuk ka Covid. Mjekun nuk e njohim. Atë ditë që e sollëm në urgjencë thanë se do i përcaktojnë diagnozën. Ata nuk na japin asnjë shpjegim. Asnjë sqarim. Ne duam ta çojmë aty ku duhet jo për Covid. Mund të ketë vdekur ai dhe ne nuk dimë asgjë. Asnjë njeri nuk na jep informacion. Prej tre ditësh jemi këtu ditë e natë. Dua të di çfarë bëhet me vëllain tim. Dua të shkojnë aty ku duhet vëllai im.

Pse e mbajnë këtu kur nuk është me Covid. Problemi i tij është në kokë. Është në gjendje shoku. Doktoresha vetë e tha se nuk e di pse e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Doktoresha tha nuk është për këtu por më erdhi keq dhe nuk e ktheva”, shprehet qytetari./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME