Tan Brama në një intervistë flash. Nga pagesa më e vogël që ka marrë nga VIP-at shqiptarë më të cilët ka bashkëpunuar e deri te personat më fallso brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Pagesa më qesharake që ai ka marrë ka qënë në projektin muzikor “Thirr Policinë” një bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Arilena Arën, ku kjo e fundit e pagoi vetëm 20 mijë lekë të reja.
Dajana: Sa ka qenë pagesa më e vogël që ke marrë nga një personazh VIP?
Tan Brama: Ja rasti i fundit 20 mijë lekë dhe dy muaj punë
Dajana: Çfarë do të bënte Tani për shoqërinë?
Tan Brama: Kam bërë shumë, por nuk e di se çfarë të them. Aq sa do të mundja
Dajana: Sipas teje kush quhet “diva” në ekran, muzikë apo në aktrim?
Tan Brama: Kida, Elvana Gjata, Dafina shumë shumë e mirë, Soni Malaj do ngel kshu tani spo i mbaj mend të gjithë.
Dajana: Tik e përkthyer filma për të rritur, por a do të merrje pjesë në filma të tillë?
Tan Brama: Jo nuk besoj nuk do të më pëlqente si eksperiencë.
Dajana: Kush e Meriton fitoren e BBV?
Tan Brama: Ilir dhe Donaldi nuk i ndaj dot se i kam shumë miq.
Dajana: Nga konkurrentët kush ishte me fallso dhe më i vërtetë sipas mendimit tënd?
Tan Brama: Falso do të thoja për këtë pesëshen që hyri me vonesë, që filluan duke u lëpirë te njëri-tjetri tek të “vjetrit” (konkurentët e parë). Nuk po ua them emrin se e dinë vetë se ua kam thënë edhe brenda kur isha. I shikoja kështu duke u lëpirë, duke iu afruar konkurrentëve e duke fol me ta dhe në fund fare dolën. Ishin të çuditshëm.
