Categories Lajme

Tani Whatsapp zbulon më shumë për ju, ja si do e bëjë këtë

Aplikacioni i mesazheve, Whatsapp tani mund të gjenerojë një raport në lidhje me aktivitetin tuaj me të dhe kjo do të kërkojë vetëm disa sekonda.

Raporti mbi WhatsApp tuaj përmban informacionin dhe cilësimet e llogarisë suaj.

Por e rëndësishme të theksohet është se WhatsApp nuk do t’i zbulojë mesazhet tuaja.

Aty do të jeni në gjendje të shihni të gjitha Grupet WhatsApp ku jeni bashkuar, llojin e telefonit tuaj, fotografitë e profilit, kohën e saktë që keni ndryshuar fotografinë e profilit, numrat që keni bllokuar dhe cilësimet e privatësisë.

Ka shumë informacione teknike se si e keni përdorur WhatsApp në “histori”.

Dhe ky lloj informacioni është ai që WhatsApp mund t’i vijë shumë në ndihmë policisë nëse do të ishit ndonjëherë në telashe me ligjin.

Për të kërkuar informacionin e llogarisë suaj, hapni WhatsApp.

Duhet të përdorni aplikacionin në celular, pasi kjo nuk do të funksionojë në WhatsApp Desktop ose WhatsApp Web.

Më pas shkoni te Cilësimet > Llogaria > Kërkoni informacionin e llogarisë.

Nga atje, kliko mbi Kërkesë Raport dhe më pas do të shihni ‘Kërkesa e dërguar’.

Duhen rreth tre ditë që raporti të finalizohet dhe të shfaqet.

Kujdes se pasi të keni kërkuar një raport, nuk mund ta zhbëni ose të ndryshoni kërkesën.

Megjithatë, nëse ndryshoni numrin tuaj të telefonit ose fshini llogarinë tuaj, kërkesa do të “zhvlerësohet”, thotë WhatsApp.

Kjo do të thotë që do të duhet të kërkoni një raport tjetër.

Pasi raporti të jetë gati, kliko Shkarko Raportin.

Më pas mund ta eksportoni raportin diku tjetër, përfshirë dhe në emailin tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME