Categories Lajme

TAP “shpëton” Evropën, transporton 10 miliardë metër kub gaz natyror

Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 10 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Europë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

Nga sasia 10 miliard metër kub, rreth 8.5 miliard metër kub janë dërguar në Itali.

“10 miliard metër kub (bcm) është një arritje simbolike, por shumë e rëndësishme. Pak më shumë se një viti nga fillimi i aktivitetit tregtar, kemi ofruar shërbim efikas, të vazhdueshëm dhe të besueshëm për transportuesit tanë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Aktualisht kemi mundësinë të arrijmë kapacitetin e plotë të transportit prej 10 miliard metër kub në vit. Për më tepër, mund të shtojmë më tej kapacitet nëpërmjet ankandeve me afat të shkurtër”, tha Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it.

“Transporti i sasisë së parë të gazit natyror prej 10 miliard metër kub (bcm) në Evropë, rrit likuiditetin në tregjet e gazit dhe përforcon rolin e TAP si një transportues i besueshëm që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e energjisë në Evropë. TAP mund të dyfishojë kapacitetin duke u zgjeruar në disa faza, deri në 20 miliard metër kub brenda 45-65 muajve, në bazë të kërkesave që do të marrim gjatë fazës detyruese të testimit të tregut dhe nëse kërkesat e akumuluara do të dëshmojnë një rezultat ekonomikisht të realizueshëm. Faza e ardhshme detyruese e testimit të tregut është programuar në korrik 2023.

Megjithatë, TAP mund të përshpejtojë afatet kohore dhe të nisë fazën detyruese të testimit të tregut gjatë vitit 2022, nëse gjatë konsultimit publik që TAP po zhvillon, shprehet interes për të filluar më shpejt. Ne ftojmë të gjithë palët e interesuara të marrin pjesë në testimin e tregut që po zhvillohet”, shtoi Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it.

TAP, segmenti europian i Korridorit Jugor të Gazit, ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliard metër kub gaz në vit (bcm/a), në disa tregje europiane.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Europë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Europë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME