Categories Lajme

Tashmë është rradha e SPAK për të vepruar, Kuvendi depoziton në prokurori dorëheqjen e Bllakos nga mandati i deputetit

Në Shqipëri, deputeti socialist Alqi Bllako dorëzoi sot mandatin, pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi një ditë më parë parlamentit autorizimin për arrestimin e tij në kuadër të hetimeve për inceneratorët.

Në letrën e shkurtër drejtuar Kryesisë së parlamentit, deputeti Bllako shprehet se me dorëzimin e mandatit, vihet “në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke i hapur rrugën e pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, – shkruan ai.

Deputeti socialist e njoftoi mbrëmë vendimin për të lënë vullnetarisht mandatin, duke shprehur bindjen se “një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë” e tij, e duke theksuar se nuk ka shkelur kurrë ligjet e vendit.

Zoti Bllako, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Sipas Prokurorisë së posaçme ai, në bashkëpunim me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, ku ai ka patur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij, ishte pjesë e 14 urdhërave të tjerë të arrestit ndaj funksionarëve lokalë dhe anëtarëve të Komisioneve të Koncensionit për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, përfshirë për herë të dytë ish ministrin Koka dhe sipërmarrësin Klodian Zoto, që zotëronte 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.

Pas aktit të sotëm të deputetit Bllako, Parlamenti njoftoi anullimin e mbledhjes së Këshillit të mandateve, e thirrur për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë. Ndërsa Prokuroria e Posaçme i ka tani duart e lira të veprojë, pasi kërkesa për arrestim të pranohet dhe nga gjykata. /VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME