Categories Lajme

Tatimet sqarojnë plotësimin e listëpagesës së kontributeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi të gjithë tatimpaguesit, të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Përfitim të Ndihmës Financiare, sipas vendimit të qeverisë, paketa 1, se për plotësimin e listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP për periudhën prill 2020, duhet të kenë parasysh: Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë duhet të vijojnë me deklarimin dhe pagesën e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, sipas të dhënave të muajit prill 2020.

Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Nuk jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë kanë mundësi, por jo detyrim, që në listëpagesë të plotësojnë kutizën “Pa aktivitet”. Në këtë mënyrë për periudhën Prill 2020, pa larguar punonjësit, mund ta dorëzojnë listëpagesën.

Pavarësisht se në kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, u zgjodh opsioni “Nuk jam dakord”, nëse tatimpaguesi ka mundësi për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, mund të vijojë me deklarimin dhe pagesën sipas të dhënave të periudhës Prill 2020 (në këtë rast, në listëpagesë nuk duhet plotësuar kutiza “Pa aktivitet”). DPT sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i deklarimit të listëpagesës dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, për periudhën Prill 2020, është data 20 maj 2020. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia arreston 5 persona në Vlorë me lëndë narkotike, mes tyre edhe 3 italianë

Një operacion i Policisë së Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME