Categories Lajme

Tatimet zbarkojnë në Bllok/ Informaliteti, i vë shiritin ‘The Code’ shkelje edhe ‘Cavaliero’ dhe ‘Lollipop’

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar ditën e djeshme “The Code” në zemër të Tiranës për mungesë të kuponit tatimor dhe mossigurimit të një punonjësi.

Lajmin e bën të ditur zëvendëskryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram, ku njofton se nga një kontroll i Tatimeve u kap me shkelje për të disatën herë. Gjithashtu Braçe bën me dije se me shkelje janë kapur edhe klubet e mëdhaja   dhe “Lolli Pop”.

ZV.kryeministri i bën thirrje biznesmenëve ta bëjnë biznesin të ligjshëm dhe të mos punojnë në të zezë.

Postimi i Braçes në Instagram:

#EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!

#PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

Nuk kemi ikur kund,

nuk ikëm me verën.

Jemi këtu,

në punë e në përputhje me ligjin;

#KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;

The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

Kam nje thirrje per te gjithe;

BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!

Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;

JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!

Eshte krim nje skllaveri e tille!

Nuk i behet me nje qenie humane kjo,

nuk do e tolerojme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME