Categories Lajme

Të akuzuar për groposjen e Eglantina Bucit, me sa vite dënohen babai dhe vëllai

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin për shtetasit Faik dhe Shkëlzen Buci, të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit.

Gjykata ka dhënë në total 50 vite burg për babë e bir, për ngjarjen e rëndë të ndodhur 8 vite më parë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe mësohet se Faik Buci është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e vajzës së tij ndërsa Shkëlzen Buci edhe ai me 25 vite burg për vrasjen e motrës.

Ngjarja do të qëndronte e “heshtur” deri para pak kohësh teksa do të mësohej se Eglantina ishte vrarë nga babai dhe vëllai i saj.

VRASJA E EGLANTINA BUCIT

Eglantina Buci ishte larguar nga shtëpia dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.

Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës. Në pranga për këtë krim ra edhe Miklar Tola i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu për uniformat blu edhe vrasjen e Eglantinës, që sipas tij Shkëlzeni e vrau në sy të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME