Categories Lajme

Të armatosur dhe me drogë në makinë, si i ndaloi policia dy vëllezërit dhe si u zbuluan

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi lëvizte me armë në makinë, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij, të cilit iu gjet lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar makinën me drejtues të riun G. B., 19 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. B., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Kurbin.

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, uniformat blu i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin vëllezërit, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë G. B., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për G. B., 22 vjeç.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës narkotike kanabis dhe mjetet që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, sekuestrohen armë dhe drogë.

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër (vëllai i të arrestuarit), pasi duke qenë pasagjer në këtë automjet, mbante me vete sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kanabis dhe mjete që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i punës operacionale, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kriminalitetit, në çdo formë të shfaqjes së tij, si dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit të Patokut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. B., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Kurbin.

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 22 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës narkotike kanabis dhe mjetet që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME