Categories Lajme

‘Të bëhen burra e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë…’, ja kë ‘thumbon’ Rama për rrugën e Thethit

Rruga turistike e Thethit sapo ka nisur punimet për tu ndërtuar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto nga nisja e punimeve ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që kishin ironizuar projektin ‘3D’ të shpërndarë më parë për këtë rrugë.

“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë“- shkruan Rama.

Afati për këtë rrugë është 10 muaj dhe pritet të mbyllet në korrik të vitit 2020.

Postimi i Rames:

“JA EDHE KANTIERI I SAPONGRITUR i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik.  

• Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit

• Afati per realizimin e punimeve 10 Muaj – Korrik 2020

• Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME