Categories Lajme, Turizëm

Të boshatisura plazhet dhe hotelet në Ishullin e Korfuzit

Turizmi i siguroi Greqisë 18 miliardë euro të ardhura në 2019-ën, ndërsa këtë vit pandemia rrezikon me dhjetëra mijëra vende punë të sektorit. Rihapja e plazheve shpresohet të ndodhë në muajin korrik. Kryeministrit Micotaqis thotë se parlamenti do punojë me kohë të plotë edhe gjatë verës. Greqia vitin e kaluar priti 34 milionë turistë, por me masat në fuqi kundër pandemisë së koronavirusit, ky sektor ende shpreson te rifillimi i sezonit të verës.

Plazhet dhe hotele të tëra në destinacione si Ishulli i Korfuzit qëndrojnë të boshatisura nga të huajt, dhe nëse rezulton i vërtetë sondazhi i Dhomës Helene për Hotelerinë, deri 65 për qind e atyre që funksionojnë gjithë vitin janë gati për faliment. “Turizmi po përballet me krizën më të rëndë. Korfuzi që e ka tërë ekonominë e vet të varur te ai, me gjasë nuk do të hapet këtë verë ose do ketë prenotime të ulëta, këtë askush nuk e di,” deklaron presidenti i shoqatës lokale të hoteleve.

Ministri grek i Turizmit, Heri Teokaris, thotë se plani i qeverisë është që hyrjet e para të nisin me korrikun. “Kjo është pyetja një milion dollarëshe, që sigurisht kushtëzohet nga vendet e tjera dhe se si ato do e kalojnë krizën. Ky sezon nuk ka për të qenë si të tjerët, do të isha i marrë po ta besoja. Por mund të bëjmë më shumë për ekonominë turistike, pasi interesi i njerëzve është i lartë, me gjithë situatën.” Vitin e kaluar turizmi i siguroi Greqisë 18 miliardë euro të ardhura, por në muajt në vijim, dëmet në arkën e shtetit llogariten në 4 miliardë euro, ndërsa në rrezik janë edhe 45 mijë vende pune.

Si pasojë e karantinës kombëtare që aplikohet nga 23 marsi, njohësit e sektorit në Greqi thonë se turistët tashmë do të duhet të mësohen me rregullat e reja të vendit, të bazuara te distancimi, higjiena, maskat dhe organizimet në grupe të vogla. Krahasuar me vendet e tjera europiane, Greqia paraqitet më mirë me bilancin e pandemisë, edhe pse 138 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2,500 të tjerë janë bartës të virusit.

Të mërkurën kryeministri Qirjakos Micotaqis tha se qeveria e tij këtë verë do vijojë punën me kohë të plotë për të rifituar kohën e humbur me krizën. Lehtësimi gradual i karantinës pritet të nisë nga data 4 maj për dyqanet dhe floktoret, shkollat e mesme do hapen një javë më vonë ndërsa pritja për restorantet, qendrat tregtare dhe hotelet do të vazhdojë deri më 1 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME