Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në Komunën e Medvegjes.
Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve, Beogradi ka nisur fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.
Rreth 5000 shqiptarë janë hequr nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.
Samir Shahini, aktivisti poltik me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.
“ Rreh 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.
“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësua këtë , me u ripërsërit dhe na është përforcua bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.
Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.
InDoks sjell rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pashmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21.