Categories Lajme

Të dielën votohet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë, një nga kandidat është Atird Hoxha

Të dielën votohet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë , dhe unë jam një nga kandidatët shkruan Atird Hoxha, në garë për t’u votuar.
Kam vendosur të kandidoj falë edhe konsultimit me bazën e dëshirën e shumë prej jush!
I vetdijshëm për situatën që po kalon PDSH dhe besimplot për të ardhmen më të fortë të saj.
Unë jam natyrshëm në këtë parti, në këtë garë. Kam qenë dhe do të jem në këtë parti pa u shkëputur asnjë orë e ditë të jetës së saj.
Në të mirë e në të keq.
Jam i angazhuar në PD e Vlorës që në vitet e Gjimnazit “Ali Demi”. Ishte viti 2001, fillimi i një mijëvjeçari të ri, fillimi i një besimi të ri për një të ri si unë.
Besimi dhe shpresa te një parti në opozitë për kohën dhe qëndrestare përballë sfidave, të cilat atë e bënë edhe më të fortë.
Zgjedhja në krye të Forumit Rinor të PD Vlorë ishte përgjegjësia e parë që mu besua, për të cilën nuk kurseva asgjë dhe më mësoi si të rritesha politikisht dhe moralisht brenda forcës sime politike.
Nga Forumi i të rinjve në strukturat e më të rriturve, ishte një hap që e hodha plot siguri e natyrshëm, duke fituar përditë e në çdo aksion politik e qytetar, përvojë e mësime të vyera.
Zgjedhja si anëtar i Këshillit të Bashkisë 2015-2019 më shërbeu për të dhënë sadopak përvojën time në vendimarrjet për qytetitn.
Si politikan, qytetar e jurist.
Aty, për katër vjet, hodha ide, debatova, kundërshtova e miratova duke patur në mendje Vlorën edhe vetëm Vlorën, pa asnjë kompromis e tërheqje mbrapa.
Edhe si nënkryetar i PD Vlorë në këto vite jam munduar të jap më të mirën time. Të jem shembull për më të rinjtë dhe bashkëpunues e konsesual për më të vjetrit.
Për këto dhe të tjera, jam nesër në garë.
Zgjedh të dalë përpara anëtarësisë sime të nderuar, për t’u votuar e për t’u besuar nga e para.
Vota dhe gara e ditës së diel është më shumë se kaq, del jashtë veprimtarisë së një partie politike.
Vota e gara e ditës së diel janë një ditë vendimtare për PD, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.
Vota për mua nuk do të jetë thjesht dhe vetëm një votë për Tirdin, por do të jetë Vota e Bashkimit. Vota e Ringritjes. Vota e Ndryshimit të Madh.
Do të jetë vota juaj dhe unë di ta lexoj çdo votë!
Gara e ditës së diel duhet të jetë gara – shembull në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Duhet të jetë gara – shembull edhe për socialistët, të cilët do të shohin se si votojnë e zgjedhin demokratët nëpërmjet garës e votës së lirë brenda forcës së tyre politike.
Duhet të jetë gara – shembull edhe për qytetarët ethjeshtë, të cilët duhet të kërkojnë të dëgjohen e të votojnë realisht për vete e për qytetin.
Shqipëria ka nevojë për Votën e Lirë, për Garën e Vërtet.
Sepse vetëm nëpërmjet këtyre të dyjave Vlora dhe Shqipëria do të rikthehen në shinat e zhvillimit e të demokracisë.
Sepse vetëm nëpërmjet këtyre të dyjave, do të zgjidhen në çdo sektorë njerëzit më të mirë, vlerat e vërteta, ata që e meritojnë dhe kanë mbështetje.
Për këto dhe të tjera, ju ftoj, që nesër, ditën e diel, të vini te partia juaj e të votoni.
Ejani ta fillojmë më parë nga vetja bashkimin e më pas të ftojmë e të tjerët jashtë nesh për të na u bashkuar, me qëllimin e vetëm, Bashkimin e shqiptarëve për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë.
Atird Hoxha nuk do t’ju zhgënjejë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME