Categories Bota, Kuriozitete

Të egër në Zemër/ Ja si jeton një çift jashtë në natyrë (Foto)

Një çift i të dashuruarve, të cilët kanë 30 vjet dallim në moshë mes vete, kanë hequr dorë nga shtëpia e tyre dhe shfrytëzimi i të mirave tjera materiale për të jetuar si endacakë. Burri është një 64-vjeçar nga Zelanda e Re, ndërsa gruaja është një 34-vjeçare nga Holanda. Ata dikur kanë punuar si mësues, ndërsa tash janë duke qëndruar në malet “Rodope” në Bullgari. Ky është destinacioni i tyre më i ri përgjatë avanturës tashmë 12-vjeçare të jetesës si endacakë dhe pa vendbanim të përhershëm. “Isha duke qëndruar ulur gjatë një mbledhjeje të stafit dhe po shikoja jashtë dritares. E kuptoja se më paguajnë 50 funte në orë për të qëndruar mbyllur në atë dhomë por besova se jeta ime është jashtë”, thotë Peteri.

Çifti mbijeton përmes gjahut dhe kërkimit të gjërave në natyrë. Peteri është përgjegjës për gatimin, ndërsa Miriami zë kafshë, ndonëse ishte rritur si vegjetariane. Ajo ka treguar se e përdor urinën e vet për t’i pastruar flokët. Ata nuk kanë adresë të përhershme të banimit, por udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin, duke marrë me vete vetëm çanta shpine. Pavarësisht vendimit për të jetuar në natyrë, ata nganjëherë janë të detyruar të shkojnë në një dyqan të vogël të një fshati bullgar dhe të blejnë gjëra që nuk mund të gjenden në male, përfshirë akulloret. Çifti po i shpenzon kursimet prej 40 mijë funtesh, ndërsa thonë se nuk shpenzojnë më shumë se tre mijë funte në vit.

Image result for peter and miriam lancewood

Hunter-gatherers: Miriam Lancewood and her husband Peter. They survive by killing wild animals and foraging.

Related image

Related image

Image result for peter and miriam lancewood

Image result for peter and miriam lancewood

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME